Qendra Rinore në Tearcë tashmë është realitet

Qendra Rinore në Tearcë tashmë është realitet

Falë projektit Investime me ndikim shoqëror në komunitete (SIIC) të zbatuar nga Fondacioni Albiz dhe i financuar nga USAID North Macedonia, të rinjtë e Tearcës tashmë kanë një hapësirë të dedikuar për t’u mbledhur, mësuar dhe rritur. Një falënderim i veçantë për znj. Jeri Dible, drejtoresha e USAID dhe fjalët e saj frymëzuese gjatë aktivitetit. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Albiz z. Besir Dernjani, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që u përfshinë në këtë iniciativë dhe një falënderim të veçantë për z. Metin Muaremi, Drejtor i CED, për kontributin e tij të çmuar.

Nuk është thjesht një hapësirë; është një simbol i shpresës, mundësive dhe zhvillimit të komunitetit.