
70 të rinj trajnohen si të komunikojnë me publikun
Gjatë muajve nëntor-dhjetor të këtij viti Fondacioni Albiz organizoi katër trajnime me temën “Të folurit në publik”, pjesë e projektit “Investime me ndikim shoqëror në komunitete” dhe të financuar nga USAID North Macedonia.Trajnimet kanë shërbyer në zhvillimin e aftësive të të folurit publik tek liderët lokal. Trajnimi ka pasur ndikim konkret në përmirësimin e aftësive komunikuese tek rreth 70 pjesëmarrës.
Në një kohë kur ndikimet dhe ndryshimet shoqërore janë thelbësore, trajnimi për të folurit në publik ka fituar rëndësi të veçantë si mjet i fuqishëm për zhvillim personal. Pjesëmarrësit janë përgatitur për një komunikim të përsosur, duke e drejtuar rolin e tyre si udhëheqës të projekteve lokale, mbrojtës të çështjeve sociale dhe frymëzues të komuniteteve.