
Në Përshefcë u përurua këndi i lojërave
Ndërtimi i këtij këndi u bë me mbështetjen e komunitetit, kompanive lokale dhe nga diaspora, Komuna e Tearcës dhe projektit tonë Investime me ndikim shoqëror në komunitete të zbatuar nga Fondacioni Albiz dhe të bashkë financuar nga USAID North Macedonia
Pas një periudhe gjashtë mujore Përshefca ka një kënd të veçantë, ku për herë të parë mund të luajnë dhe të argëtohen fëmijët e fshatit. Edhe ngjyrat që janë përdorur, edhe lodrat, edhe aksesi i këndit, është përshtatur për fëmijët e moshave të ndryshme. Ky është vetëm fillimi, u shprehën nga bashkësia lokale e Përshevcës, do të ketë edhe iniciativa të tjera.