
Renovimi i shkollës fillore ‘Goce Dellçev’ në fshatin Radiovcë një sukses i bashkëpunimit komunitar
Banorët e Fshati Radiovc të komunës së Bërvenicës arritën të bëjnë renovimin e shkollës fillore “Goce Dellçev”. Duke i bashkuar forcat, bashkësia lokale, komuna e Bërvenicës, sektori privat, diaspora dhe projekti jonë mundësuan që nxënësit e kësaj shkolle të kenë kushte më të mira për mësim.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit tonë për Investime me ndikim shoqëror në komunitete i përkrahur nga USAID North Macedonia.