
Komuna e Bërvenicës mirëpret themelimin e këshillit lokal zhvillimor dhe klubit të të rinjve nën projektit për Investime me ndikim shoqëror në komunitete
Sot, në kuadër të projektit „Investime me ndikim shoqëror në komunitete”, në Komunën e Bërvenicës, u realizua takim për themelimin e Këshillit lokal zhvillimor dhe Klubit të të rinjve. Gjatë takimit u prezantuan 19 prioritetet e identifikuara nga banorët e kësaj komune.
Ky projekt është i mbështetur nga USAID North Macedonia, ndërsa partnerë janë Omnium Coaching & Training dhe Dauti – Komerc.