
Projekti katërvjeçar për investime me ndikim shoqëror në komunitete i financuar nga USAID dhe i implementuar nga fondacioni Albiz
Projekti “Investimet me ndikim shoqëror në komunitete” është projekt 4 vjeçar i financuar nga USAID, ndërsa i implementuar nga Fondacioni Albiz në partneritet me Omnium Coaching&Training dhe Dauti Komerc. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është për ti përmirësuar investimet me ndikim shoqëror lokal, ku kompanitë e sektorit privat do të kenë rol udhëheqës në koordinimin e përpjekjeve për planifikimin, zbatimin dhe financimin e zgjidhjeve për çështjet dhe prioritetet e komunitetit lokal.