Nisma për të përmirësuar infrastrukturën sportive – ndërtimi i stadiumit “Besa Arena” në fshatin Çellopek

ден Pledged
0 Backers
0 Days Left
Raised:
0%
Goal: 15.281.214 ден
Minimum amount is ден Maximum amount is ден15281214
ден
22 Campaigns | 0 Loved campaigns

Story

Komuna: Bërvenicë | Zona e synuar: Fshati Çellopek | Emri i projektit: Ndertimi i stadiumit

Ju ftojmë të bëni një ndryshim pozitiv në komunitetin e Çellopekut duke kontribuar për ndërtimin e “Besa Arena”, një fushë sportive të re dhe të modernizuar për rininë e fshatit dhe për komunitetin në përgjithësi, fshat ky i cili është shtëpi për 4459 banorë.

Projekti ynë synon të krijojë një hapësirë të sigurt dhe të përshtatshme për aktivitete sportive dhe rekreacionale, duke ndihmuar në parandalimin e migrimit të të rinjve drejt qendrave urbane për këto nevoja. Me një investim në këtë projekt, ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e komunitetit të Chelopekut.

Fondet e grumbulluara do të përdoren për të financuar fazën e ndërtimit të fushës sportive, përfshirë materiale ndërtimi, punë dore, dhe pajisje të nevojshme si tribuna, dushet, dhe terenin. Çdo kontribut, madhësi e vogël ose e madhe, do të jetë një hap drejt arritjes së qëllimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe rekreacionale në Chelopek.

Ne besojmë se investimi në rininë dhe komunitetin lokal është investimi më i mirë për të ardhmen e qëndrueshme të fshatit tonë.

Për këtë iniciativë gadishmërinë dhe dëshirën për të kontribuar e kanë shprehur fuqishëm banorët e këtij fshati, bizneset lokale, diaspora dhe shumë të tjerë të cilët në mënyra të ndryshme janë të gatshëm të participojnë që kjo iniciativë të bëhet realitet.

Ju ftojmë të bëni pjesë në këtë nismë dhe të ndihmoni në ndërtimin e një ambienti më të mirë dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e Çelopekut. Faleminderit për mbështetjen tuaj!