Të bashkohemi për iniciativnën e ndërtimit të fushës së futbollit në Miletinë
Story
Komuna: Bërvenicë| Zona e synuar: fshati Miletinë | Emri i projektit: Ndërtimi i fushës së futbollit në Miletinë
Ju ftojmë të bëni një ndryshim pozitiv në komunitetin e Miletinës duke kontribuar për ndërtimin e një fushë sportive të re dhe të modernizuar për rininë e fshatit dhe për komunitetin në përgjithësi, fshat ky i cili është shtëpi për 1674 banorë.
Projekti ynë synon të krijojë një hapësirë të sigurt dhe të përshtatshme për aktivitete sportive dhe rekreacionale, duke ndihmuar në parandalimin e migrimit të të rinjve drejt qendrave urbane për këto nevoja. Me një investim në këtë projekt, ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e komunitetit të Miletinës.
Fondet e grumbulluara do të përdoren për të financuar fazën e ndërtimit të fushës sportive, përfshirë materiale ndërtimi, punë dore, dhe pajisje të nevojshme si tribuna, dushet, dhe terenin. Çdo kontribut, madhësi e vogël ose e madhe, do të jetë një hap drejt arritjes së qëllimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe rekreacionale në Miletinë.
Ne besojmë se investimi në rininë dhe komunitetin lokal është investimi më i mirë për të ardhmen e qëndrueshme të fshatit tonë. Për këtë iniciativë, fuqishëm janë shprehur banorët e këtij fshati, bizneset lokale, diaspora dhe shumë të tjerë të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë që kjo iniciativë të bëhet realitet.
Ju ftojmë të bëni pjesë në këtë nismë dhe të ndihmoni në ndërtimin e një ambienti më të mirë dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e Miletinës. Faleminderit për mbështetjen tuaj!