
Trajnimi që fuqizon aktorët lokalë në Tearcë
Më 26 dhe 27 prill 2024, NB Hotel & Spa në Komunën e Tearcës u mbajt një trajnim i rëndësishëm mbi hulumtimin për avokim për palët e interesit në nivel lokal. Ky trajnim kishte për qëllim të pajiste pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi për të realizuar hulumtime që do të mund të shërbejnë si bazë për përpjekjet e tyre avokuese dhe për të nxitur zhvillime pozitive në komunitet.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Tearcës, zyrtarë të qeverisjes lokale, liderë komunitarë, si dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe klubeve rinore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në sesione interaktive dhe ushtrime praktike, duke mësuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve formalë dhe joformalë për të përmbushur objektivat e avokimit lokal.
Ky trajnim kishte një fokus të veçantë në fuqizimin e pjesëmarrësve për të zbatuar projekte që përmbushin nevojat e komunitetit, duke përdorur avokimin e bazuar në të dhëna dhe dëshmi. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u larguan me një kuptim të thelluar për rëndësinë e hulumtimit për avokim, si dhe mundësitë që kjo metodë i ofron për zhvillimin e komunitetit të Tearcës dhe për rritjen e ndikimit të këtij hulumtimi.