
Fushata “Derë më derë” vazhdon në Saraj për promovimin e investimeve me ndikim shoqëror
Në muajin nëntor, fushata “Derë më derë” vazhdoi aktivitetet e saj promovuese në komunën e Sarajit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin anëtarë të klubit rinor, të cilët vizituan disa fshatra, përfshirë Saraj, Sfillare, Radushë, Rashçe, Llokë, Matkë, Arnaki, Semenishtë dhe Çajlanë.
Gjatë fushatës, u vizituan rreth 135 shtëpi dhe u shpërndanë 1100 fletushka informuese mbi projektin “Investime me ndikim shoqëror në komunitete”. Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin e banorëve për përfitimet dhe mundësitë që sjell ky projekt, duke inkurajuar gjithashtu pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në nisma zhvillimore.
Angazhimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin janë thelbësore për suksesin e projektit dhe për ndërtimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Fushata derë më derë ka dëshmuar se është një mjet efektiv për lidhjen e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe për rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm.