
Liderët e rinj të Bërvenicës dhe Sarajit ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit
Më 29 nëntor dhe 5 dhjetor 2024, ekipi ynë organizoi dy sesione të rëndësishme për të rinjtë e komunave Bërvenicë dhe Saraj, me qëllim fuqizimin e tyre dhe zhvillimin e iniciativave me ndikim social. Sesioni në Bërvenicë u mbajt më 29 nëntor dhe mblodhi 14 të rinj, ndërsa në Saraj, më 5 dhjetor, morën pjesë 16 të rinj, të cilët u angazhuan aktivisht në procesin e krijimit të projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetet e tyre.
Pjesëmarrësit u njohën me një mjet të strukturuar (matrix tool) i cili i ndihmon ata të krijojnë projekte konkrete dhe efektive, të cilat mund të kenë ndikim social. Gjatë sesioneve, ata morën udhëzime mbi kriteret e vlerësimit të projekteve, duke pasur mundësinë të zhvillonin ide që mund të përfshihen në prioritetet për implementim. Të rinjtë punuan në grupe dhe individialisht, duke krijuar propozime të ndryshme, që pasqyronin kreativitetin dhe angazhimin e tyre.
Krijimtaria dhe entuziazmi i të rinjve ishin në qendër të këtyre sesioneve, ku ata kontribuan me ide inovative dhe projekte të frytshme që synonin ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur dhe ndjekur nga afër zhvillimin e këtyre projekteve, me shpresën se ato do të shndërrohen në nisma konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së komunitetit.