Ndërtimi i këndit të parë të lojërave inkluzive për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën ‘Faik Konica’ në Radushë

Ndërtimi i këndit të parë të lojërave inkluzive për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën ‘Faik Konica’ në Radushë

Sot për herë të parë u ndërtua këndi i lojërave inkluziv për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Radushë të Komunës së Sarajit, iniciativë e realizuar në bashkëpunim mes projektit , “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i Gjithëpërfshirë”, Komunës së Sarajit dhe i ko-financuar nga Fondacionit Albiz.

Ky aktivitet i Fondacionit Albiz realizohet në kuadër të projektit “Investime me ndikim shoqëror në komunitete” i përkrahur nga USAID North Macedonia.