Për ne

Për projektin

Ky program është pjesë e nismës së USAID-it për Local Works të Maqedonisë së Veriut, e cila synon të fuqizojë aktorët lokalë për të marrë drejtimin në identifikimin dhe adresimin e sfidave të zhvillimit në komunitetet e tyre.

Objektivi i projektit Investime me ndikim shoqëror në komunitete është rritja e investimeve të sektorit privat që do të rezultojë në një ndikim pozitiv shoqëror dhe do të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët në katër komunat në pjesën veriperëndimore të vendit (Saraj, Zhelinë, Bërvenicë dhe Tearcë).

Ky projekt i ndihmon bizneset që të bëhen nxitës të njohur të zhvillimit të udhëhequr nga iniciativa në nivel lokal, me synim gjenerimin e ideve, zhvillimin e projekteve dhe mobilizimin e burimeve për zbatimin e tyre së bashku me qytetarët vendas, organizatat e shoqërisë civile, autoritetet komunale dhe grupet e tjera të interesit.

Duke prezantuar dhe përmirësuar modelin ekzistues për përgjegjësinë shoqërore korporatave të Fondacionit Albiz, projekti synon të krijojë mekanizma efektivë dhe të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Vëmendje e veçantë i kushtohet promovimit të pjesëmarrjes aktive të të rinjve, grave dhe kategorive të tjera të lëndueshme të qytetarëve për përgatitjen e projekteve që do të plotësojnë nevojat e tyre specifike.

Qëllimet e projektit

Rritja e investimeve të sektorit privat në projekte me ndikim të gjerë shoqëror. Krijimi i partneriteteve ndërsektoriale për zhvillimin e udhëhequr nga iniciativat në nivel lokal.

Partnerët

Projekti zbatohet nga Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz në partneritet me Omnium Coaching & Training dhe Dauti Komerc

Bashkë mundemi

Si të zhvillohet nga iniciativat në nivel lokal?