Trajnime për menaxhimin e projekteve: Fuqizimi i organizatave dhe klubeve rinore në katër komunat e përfshira në projektin “Investime me ndikim shoqëror në komunitete”

Trajnime për menaxhimin e projekteve: Fuqizimi i organizatave dhe klubeve rinore në katër komunat e përfshira në projektin “Investime me ndikim shoqëror në komunitete”

Gjatë muajit qershor realizuam trajnime dy ditore të modulit të parë për Menaxhim me projekte. Në këto trajnime morën pjesë 32 pjesëmarrës nga organizatat lokale, nga këshillat zhvillimore lokale dhe klubet rinore nga 4 komunat e përfshira në projektin tonë për “Investime me ndikim shoqëror në komunitete” i përkrahur nga USAID North Macedonia. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë dhe të aftësohen me ciklin e projekteve nga ideja deri në realizim.