
Tryezë e rumbullakët produktive për zhvillimin ekonomik dhe mundësi të reja në komunitetin e Tearcës
Dje realizuam një tryezë produktive me përfaqësues nga sektori i biznesit dhe Komuna e Tearcës / Општина Теарце në kuadër të projektit tonë për Investime me ndikim shoqëror në komunitete i përkrahur nga USAID North Macedonia.
Diskutuam strategjitë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të reja për komunitetin. Është gjithmon mirë të shohim palë të ndryshme të interesit që bëhen bashkë për të nxitur përparim dhe zhvillim të komuniteteve ku jetojnë.