
Zhvillimi i komunës së Zhelinës: takime në kuadër të projektit Investime me ndikim shoqëror në komunitete
Vazhdojmë me takimet në kuadër të projektit tonë për Investime me ndikim shoqëror në komunitete, i përkrahur nga USAID North Macedonia, implementuar nga Fondacioni Albiz në partneritet me Omnium Coaching & Training dhe Dauti – Komerc. Kësaj rradhe ishim në takim pune në komunën e Zhelinës ku diskutuam rreth prioriteteve të fshatrave të kësaj komune dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve.