Rindërtimi i infrastrukturës së shkollës fillore në Radiovcë: Të bashkuar për një arsim më të mirë

ден Pledged
0 Backers
0 Days Left
Raised:
0%
Goal: 1.400.511 ден
Minimum amount is ден Maximum amount is ден1400511
ден
22 Campaigns | 0 Loved campaigns

Story

Komuna: Brvenica | Zona e synuar: Fshati Radiovce | Emri i projektit: Rindërtimi i infrastrukturës së shkollës fillore në Radiovcë

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një nisme të rëndësishme – rindërtimi i infrastrukturës së shkollës fillore “Goce Delcev” në fshatin e bukur të Radiovcës, i cili ndodhet në komunën e Brvenicës pranë qytetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Sipas censusit të vitit 2002, në Radiovcë jetojnë 1,049 banorë. Me një kombinim të ndryshëm etnik. Pjesa e madhe e shkollës është në një gjendje të keqe, e cila e komplikon më tej implementimin e procesit arsimor. Banorët e këtij fshati që janë në një kushte material më të mirë kanë filluar të regjistrojnë fëmijët e tyre në një shkollë private në fshatin e Brvenicës. Disa pronarë të bizneseve nga fshati shprehën interes për të investuar në shkollën fillore ku fëmijët e tyre mësojnë aktualisht.

Projekti synon të përmirësojë kushtet e mësimit dhe punës për nxënësit dhe stafin në shkollën fillore në Radiovcë, një fshat në komunën e Brvenicës pranë Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Projekti përfshin rindërtimin e infrastrukturës së shkollës, duke përfshirë pikërisht roparimin e tërësishëm të murevetë mbrendshme, riparimin e dyerve, ndërrimin e dritareve, instalimin e ndriçimit të ri sipas standardeve, rekonstruimine  pjesës së tavanit, blerjen e pajisjeve të reja të nevojshme për sigurimine  kushteve bashkëkohore për nxënësit, fasadimi i jashtëm, rrethoja të reja të gardhit, mbjellje e drunjëve e kështu me rradhë. Gjithashtu, fusha lojrash do të rindërtohet me pajisje të reja. Ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm të komunitetit duke përmirësuar cilësinë e arsimit dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e investimeve në arsim.

Ju ftojmë të kontribuoni në rindërtimin e infrastrukturës së shkollës fillore në Radiovcë. Mbështetja juaj jo vetëm që do të krijojë një vend të sigurt për nxënësit, por gjithashtu do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të fshatit. Le të ndërtojmë së bashku një të nesërme më të mirë. Dhuroni tani!