Fëmijët meritojnë më shumë

ден Pledged
0 Backers
0 Days Left
Raised:
0%
Goal: 1.000.000 ден
Minimum amount is ден Maximum amount is ден
ден
22 Campaigns | 0 Loved campaigns

Story

Një ambient i sigurt dhe i përshtatshëm për mësim është çelësi për një arsim cilësor. Për këtë arsye, është ndërmarrë një iniciativë e rëndësishme për renovimin e shkollës fillore “Kosta Racin” në fshatin Sedllarcë e Poshtme, Komuna e Bërvenicës. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor, duke rritur komoditetin dhe efikasitetin energjetik të shkollës.

Në kuadër të renovimit janë parashikuar një sërë ndërhyrjesh të domosdoshme, si renovimi i hapësirave të brendshme (klasave); zëvendësimi i dritareve për të përmirësuar izolimin termik dhe kursyer energjinë; përmirësimi i ndriçimit dhe ndëriimi i rrjetit të vjetër elektrik; lyerja e brendshme e hapësirave; vendosja e fasadës për të përmirësuar efikasitetin energjetik.

Kjo nismë synon të sigurojë një mjedis më të sigurt, më modern dhe më frymëzues për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Transformimi i shkollës do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit dhe mirëqenien e komunitetit lokal.

Bëhuni pjesë e ndryshimit!