Rikonstruksioni i shkollës fillore “Odri” në fshatin Odri të komunës së Tearcës: Nisma për një ambient më të mirë mësimor
Story
Komuna: Tearcë | Zona e synuar: Fshati Odri | Emri i projektit: Rikonstruksioni i shkollës fillore “Odri”
Ju ftojmë të bashkoheni në një nismë të rëndësishme – rikonstruksioni i dritareve në Shkollën Fillore “Odri”, e cila ndodhet në fshatin e bukur të Odrisë, në kuadër të Komunës së Tearcës. Fshati i Odrit, me një popullsi prej 1175 banorëve, përjeton një ndikim të drejtpërdrejtë nga kjo nismë, duke përfshirë nënësit dhe mësimdhënësit, të cilët do të përfitojnë nga një ambient më i mirë dhe më i shëndetshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënës.
Ky projekt synon të përmirësojë efikasitetin në energji dhe të ndërtojë një ambient më të mirë mësimor për nxënësit. Dritarët e vjetër duhet t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të menjëhershëm për të garantuar komfortin dhe sigurinë e komunitetit shkollor, tualetet dhe hapësirat e tjera.
Projekti i rikonstruksionit është planifikuar të realizohet nga shtatori 2023 deri në mars 2024 dhe përfshin heqjen dhe zëvendësimin e dritareve të vjetra me ato të efikasitetit të energjisë, si dhe instalimin e tubacioneve të gazit të natyrshëm për qëllime ngrohjeje dhe rikonstruksionin e tualeteve. Shkolla, nën menaxhimin e Komunës së Tearcës, do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes.
Ky projekt ka një impakt të rëndësishëm edhe në aspektin ekologjik, duke siguruar një përdorim më efikas të energjisë dhe ulje të emetimeve të gazrave të nxehjes, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit. Në të njëjtën kohë, rikonstruksioni i dritareve do të ndihmojë në ruajtjen e temperaturës së brendshme të ambientit mësimor, duke krijuar një mjedis më të këndshëm dhe më të shëndetshëm për të gjithë personelin dhe nxënësit.
Bashkohuni me ne në këtë nismë të rëndësishme për të siguruar një mjedis më të mirë mësimor për brezat e ardhshëm dhe për të përmirësuar jetën e komunitetit shkollor në fshatin Odri.