Të bashkuar për përmisimin e kushteve të shkollës në fshatin e Vorcës, komuna e Sarajit

ден Pledged
0 Backers
0 Days Left
Raised:
0%
Goal: 1.020.070 ден
Minimum amount is ден Maximum amount is ден1020070
ден
22 Campaigns | 0 Loved campaigns

Story

Komuna: Saraj | Zona e synuar: fshati Vorcë | Emri i projektit: Rikonstruimi i shkollës periferike “Faik Konica”

Iniciativa për rekonstruimin e shkollës fillore periferike “Faik Konica” në komunën e Sarajit – fshati Vorcë synon të përmirësojë kushtet për procesin arsimor. Në këtë shkollë ka një nevojë urgjente për renovimin e hapësirave ekyistuese dhe tualeteve për të siguruar kushte optimale për të gjithë nxënësit.

Ndërtesa e tanishme e shkollës nuk ofron kushte të optimale për nxënësit. Përveç kësaj, ajo ka shumë vite që prej kur është ndërtuar, duke theksuar nevojën urgjente për renovim për të siguruar kushte optimale për të gjithë nxënësit.

Për të përmirësuar përvojën arsimore për nxënësit, është planifikuar renovimi I tërësishëm I shkollës duke përfshirë hapësirat e mbrendshme, dritaret, pajhisjet, systemin për ngrohje, tualetete, fasadimin e kështu me rradhë.

Kjo iniciativë është nxitur nga përkushtimi për të siguruar një përvojë arsimore optimale për të gjithë nxënësit. Kjo synon të përmbushë nevojat e ndryshme të nxënësve, duke u siguruar atyre burime dhe hapësira të nevojshme për të shkëlqyer në aspektin akademik dhe social. Nëpërmjet kësaj iniciative, synohet të krijojë një mjedis shkollore modern, përfshirës dhe me vizion për të përmbushur nevojat e ndryshme dhe evolutive të nxënësve, duke nxitur një atmosferë të shkëlqimit të mësimit për vite të ardhshme.

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë nismë të rëndësishme për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit e shkollës.

Çdo kontribut, në çdo formë, do të jetë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve arsimore për nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në fshatin Vorcë. Ju falenderojmë për përkrahjen tuaj!